https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt, pas hetimeve disa mujore.

Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, dy vetura dhe një kamion.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nën dyshimin për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Njoftimi:

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policinë e Kosovës përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, si dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka zhvilluar një aksion në dy lokacione në Komunën e Prishtinës dhe në fshatin Babush të Komunës së Ferizajit, ku si rezultat janë sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar, prej të cilëve një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, nga neni 267 par.3 lidhur me nenin 275 par. 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar: Rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë, dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftimin ndaj kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Poste të ngjashme

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

18/06/2026, 7:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të publikuara...

PDK dorëzon listën finale në KQZ: 33 kandidatë për kryetarë komunash, 878 kandidatë për asamble

PDK siguron 22 mandate në Kuvend: Këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re

18/06/2026, 7:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas rezultateve të procesuara...

Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

18/06/2026, 7:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të...

Policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën një grua në autostradë

Humbi bashkëshorten në aksidentin në autostradë, kjo është gjendja e burrit të lënduar

15/06/2026, 17:41

Një grua e humbi jetën dhe një burrë u lëndua rëndë dje në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”. Si...

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për krime lufte në rastin “Reçaku II”

15/06/2026, 15:57

Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë të të dyshuarve për kryerjen e...

Lajmi i fundit

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

18/06/2026, 18:16
Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

18/06/2026, 7:36
PDK dorëzon listën finale në KQZ: 33 kandidatë për kryetarë komunash, 878 kandidatë për asamble

PDK siguron 22 mandate në Kuvend: Këta janë deputetët që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re

18/06/2026, 7:30
Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

Kush janë 53 deputetët e LVV-së që do të përfaqësojnë këtë subjekt politik në legjislaturën e ardhshme

18/06/2026, 7:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv