https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm dy ditë pas aksidentit tragjik në zonën e Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur, një tjetër ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur në qendër të Tiranës.

Mediat raportojnë se një automjet tip “Toyota Versus” pa targa ka çarë me shpejtësi kangjellat e hekurit në hyrje të sheshit “Skënderbej”, duke kryer manovra të rrezikshme që kanë vënë në rrezik serioz jetën e kalimtarëve të rastit dhe punonjësve të policisë bashkiake që ndodheshin në vendngjarje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas informacioneve të siguruara, automjeti fillimisht ka lëvizur me shpejtësi përgjatë bulevardit “Zogu i I” dhe më pas ka hyrë dhunshëm në ambientet publike të sheshit qendror. Ngjarja ka ndodhur në sy të shumë dëshmitarëve, të cilët janë detyruar të shmangeshin me nxitim për t’i shpëtuar goditjes nga makina, përpara se mjeti të përplasej me një nga gurët dekorativë pranë Muzeut Kombëtar.

Pavarësisht përplasjes me gurët, drejtuesi i mjetit ka vazhduar t’i japë gaz automjetit në përpjekje për të depërtuar më tej në brendësi të sheshit, ku në ato çaste ndodheshin disa grupe turistësh. Situata është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së dy punonjësve të policisë bashkiake, të cilët raportohet se kanë vrapuar drejt mjetit për të neutralizuar shoferin.

Ka qenë njëri nga efektivët ai që ka mundur të fusë dorën në timon, t’i heqë çelësin nga kuadri dhe të ngrejë frenat e dorës, duke bërë të mundur ndalimin e plotë të makinës që po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Viktor Ndoka, me origjinë nga qyteti i Lezhës, i cili rezulton se ka jetuar prej 10 vitesh në Angli. Në momentin e ndalimit, Ndoka ka shfaqur shenja agresiviteti duke bërtitur me zë të lartë dhe duke kërkuar që ta linin të qetë.

ADVERTISEMENT

Ai ka pretenduar para forcave të rendit se qëllimi i tij ishte të shkonte në Ambasadën Amerikane për të denoncuar kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Pas ndalimit fillestar, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një patrullë e Komisariatit Nr. 3, e cila ka bërë shoqërimin e tij për në ambientet e policisë.

Për shkak të natyrës së pazakontë të ngjarjes dhe rrezikshmërisë së lartë, interes për rastin ka shfaqur edhe sektori i antiterrorit, të cilët kanë kërkuar të marrin kontakt dhe të intervistojnë autorin. Prokuroria e Tiranës ka regjistruar menjëherë procedimin penal me numër 6342, duke ngritur ndaj Ndokës akuzat për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për kundërshtim të punonjësit që kryen detyrën shtetërore.

Megjithëse organi i akuzës kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat dy mujor, Gjykata e Tiranës ka vendosur që Ndoka të qëndrojë në qeli për 45 ditë. Gjatë kësaj kohe, gjykata ka urdhëruar prokurorinë që të kryejë një ekspertim të hollësishëm psikologjik të personit të arrestuar për të sqaruar gjendjen e tij mendore gjatë kohës që kreu aktin e rrezikshëm.

Poste të ngjashme

Pritje deri në gjashtë orë në Merdar, për të dalë nga Kosova

U kap në Merdare pasi u fut në kërkim për dhunë në familje – përfundon në ndalim 48-orësh

08/05/2026, 18:46

Ka përfunduar në pranga personi që kërkohej nga Policia lidhur me rastin e dhunës në familje të raportuar në Rahovec,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Suharekë – 26-vjeçari e gjen babanë të varur në shkallët e shtëpisë

08/05/2026, 18:42

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Suharekën, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

08/05/2026, 15:40

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përkujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e Ekrem Rexhës, i njohur si Komandant Drini, në...

Naim Telaku pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë

Naim Telaku pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputetë

08/05/2026, 15:18

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori dhe akademiku Naim Telaku do të jetë pjesë...

Viva Fresh në Lluzhan, demantojnë lajmin për mashtrim me çmime (Video)

Alarm në “Viva Fresh” – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore

08/05/2026, 8:14

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një market “Viva Fresh” në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku dy punëtore kanë...

Lajmi i fundit

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

Akt terrorist te Sheshi “Skënderbej”? Makina hyn me shpejtësi mes kalimtarëve

08/05/2026, 19:00
Pritje deri në gjashtë orë në Merdar, për të dalë nga Kosova

U kap në Merdare pasi u fut në kërkim për dhunë në familje – përfundon në ndalim 48-orësh

08/05/2026, 18:46
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjedi në Suharekë – 26-vjeçari e gjen babanë të varur në shkallët e shtëpisë

08/05/2026, 18:42
LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

LDK: Komandant Drini mbetet figurë e nderuar në historinë e përpjekjeve të popullit tonë për liri

08/05/2026, 15:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv