https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran

Aktivistë raportojnë për helmime të reja në shkollat për vajza në Iran

Aktivistët nga organizata norvegjeze për të drejtat e njeriut, Hengaw, kanë raportuar të hënën, më 1 maj, për raste të reja helmimi në shkollat për vajza në Iran.

Rastet raportohet të kenë ndodhur në kryeqytetin Teheran dhe në rajonin e Kurdistanit, i cili është kapluar nga protestat përgjatë muajve të fundit.

Në vendlindjen e Jina Mahsa Amini, vrasja e së cilës nxiti protestat mbarëkombëtare në Iran, forcat e sigurisë thuhet gjithashtu se kanë ushtruar dhunë ndaj nxënëseve.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Fillimisht nuk kishte asnjë informacion zyrtar lidhur me këto incidente në Iran, ku ka pasur trazira për rreth pesë muaj pa ndërprerje.

Në mbarë Iranin, nxënëset kanë marrë trajtim spitalor dhe mjekët thonë se bëhet fjalë për helmim me gaz. Mijëra raste të dyshuara janë regjistruar zyrtarisht nga autoritetet.

Disa prindër i kanë ndalur fëmijët e tyre nga shkollat për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i quajti këto incidente një “fushatë të koordinuar”.

Të premten, shërbimi i inteligjencës iraniane publikoi një raport përfundimtar mbi helmimet, duke arritur në përfundimin se nuk ka një rrjet të organizuar të autorëve të krimit. Shërbimi sekret argumenton se bëhet fjalë për histeri masive mbarëkombëtare.

ADVERTISEMENT

Raporti i shërbimit të inteligjencës thekson se analizat e bëra gjetën kryesisht gjurmë të sprejit të piperit ose bombave me erë të keqe, në krahasim me substancat më serioze toksike. Prindërit dhe të afërmit e viktimave akuzuan autoritetet për dështim në mbrojtjen e fëmijëve.

Protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini përderisa ishte në mbajtje policore kanë shkaktuar krizën më të madhe politike në dekada në Teheran. Kritikët thonë se helmimet janë hakmarrje për demonstratat./REL/

Post Views: 180

Poste të ngjashme

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42

  Podujevë – Në debatin zgjedhor të mbajtur në ATV, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të...

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për deklaratën e ministrit...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë pësojnë lëndime

20/09/2025, 20:26

Sot, rreth orës 20:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet...

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

20/09/2025, 19:54

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka dashur të komentojë mungesën e urimeve nga krerët institucionalë të Kosovës për...

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

20/09/2025, 17:50

Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që...

Lajmi i fundit

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42
Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë pësojnë lëndime

20/09/2025, 20:26
Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

20/09/2025, 19:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv