Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veveli, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me trajtimin e saj shëndetësor, duke deklaruar se premtimi për ndërhyrjen e nevojshme për shpinën e saj nuk është mbajtur.
Ajo ka paralajmëruar se këtë të premte, në emisionin investigativ “Piranjat”, do të zbulojë detaje të një skandali rreth kësaj çështjeje.
Gjatë qëndrimit të saj në BBVK 3, Anisës iu premtua trajtimi i problemit të saj shëndetësor nga klinika A Medical Plus Solution, por sipas saj, ky premtim nuk është realizuar siç duhet.
Megjithatë, paraditen e së premtes, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga kompania në fjalë, përmes avokatit të tyre përfaqësues, Korab Rexhepaj.
Në një deklaratë për Kosova Today, Rexhepaj sqaroi se A” Plus Medical Solution nuk është një klinikë që ofron trajtime kirurgjikale, por një kompani që merret me dërgimin e pacientëve për trajtim jashtë vendit. Ai konfirmoi se Anisa është dërguar për ekzaminime në dy spitale të njohura në Stamboll, Emsey Hospital dhe Lokman Hospital, të cilat diagnostikuan gjendjen e saj dhe konstatuan se ajo nuk ka nevojë për një operacion, por për terapi fizikale dhe rehabilitim”.