https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Akuzohen se përfituan mbi 300 mijë euro, detaje nga aktakuza kundër 4 personave në rastin e mashtrimit në kriptovaluta

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas zgjerimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, hetimit financiar dhe ekspertizës financiare ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenet 31 dhe 77 të KPRK-së dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307, paragrafi 1 të KPRK-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas aktakuzës, “të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 12.10.2022, në Prishtinë dhe në vende të tjera në Kosovë, duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar të dëmtuarit, përmes komunikimit në forma të ndryshme dhe emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale, duke i vënë në lajthim kinse do të përfitonin shuma të mëdha të parave, me qëllim të investimit në kriptovaluta në një platformë të emëruar GREEN-SKRILL,  ashtu që të dëmtuarit kanë vepruar në dëm të pasurisë së tyre, duke iu dhënë para kesh dhe duke iu dërguar shuma të ndryshme të parave në emër të pandehurve në institucionet mikrofinanciare, çka me këto veprime të pandehurit kanë realizuar përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, dhe atë në shumën e përgjithshme 304,539.00€ (treqind e katër mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë euro), me ç ‘rast të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror”, njofton prokuroria.

Me këto veprime, prokuroria konstaton se të pandehurit  kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Po ashtu, të pandehurit: F.C., (në cilësinë e pronarit të biznesit), R.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe E.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe L.G., (në cilësinë e personit fizik), në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 10.10.2022, i janë shmangur tërësisht pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale, në atë mënyrë që derisa kanë pranuar të ardhura përmes institucioneve mikrofinanciare, nuk e kanë deklaruar tatimin që kërkohet me ligjin e Administratën Tatimore të Kosovës, çka me këto veprime i janë shmangur tatimit dhe kontributeve personale në vlerë prej 39,734.34€ (tridhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër euro)”, thuhet në njoftim.

“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 paragrafi 2  lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, vlerëson prokuroria .

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë, si dhe “të pandehurit F.C., t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për qëndrimin e tij në paraburgim”.

Poste të ngjashme

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20

Drejtori i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë...

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2486 gjoba në trafik. Sipas...

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës...

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03

Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Albin Kurtin. Ai e ka falënderuae Bedri...

Lajmi i fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20
Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57
Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18
Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv