Pamje dramatike nga lagjja “Kasapaj” e Delvinës, ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Flakët po i afrohen rrezikshëm banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë pa ndërprerje në terren për neutralizimin e tyre. Banorët janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara, megjithatë disa prej tyre po bëjnë rezistencë për të mos lënë shtëpitë.
Zjarri, i cili ka depërtuar nga zona e Syrit të Kaltër, ka përfshirë tashmë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke u afruar deri pranë kurorës së bashkisë Delvinë. Flakët janë përhapur nga Vllahati në drejtim të Kakodhiqit, ndërsa përfshirja e qytetit ka bërë që situata të konsiderohet kritike.