Qytetarët e Hanit të Elezit janë shqetësuar mëngjesin e sotëm, pasi një person është parë duke lëvizur me një armë në dorë.
Pamjet e këtij rasti kanë arritur në redaksinë e Klankosova.tv, ku i njëjti shihet duke ecur përgjatë një rruge me armën.
Sipas qytetarëve, situata ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, pasi personi në fjalë paraqiste rrezik potencial.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, konkretisht zëdhënësin për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se arma ka rezultuar të jetë lodër.
Ai gjithashtu njoftoi se rasti është duke u trajtuar nga policia, ndërsa i dyshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.







