Mediumi Albanian Post ka raportuar se Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallam, ka punësuar një familjar të vetin si këshilltar politik, Donat Krasniqi, për të cilin raporton se është vëllau i gruas së vëllaut të Gërvallës; dhe i cili për më tepër s’ka të bëjë gjë me këtë post, por është me zanat muzikan.
“Ai kurrë nuk shkon në punë. Donati me profesion është muzikant dhe s’ka lidhje as me politika as me të jashtme”, ka raportuar mediumi.
“Siç i kanë treguar Albanian Post-it burime nga brenda MPJ-së, Donati nuk ishte punësuar që të jap këshilla politike, meqë as nuk merret me politik, por për arsye krejt tjera.Si muzikant, Donati kishte nevojë të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton edhe vëllai i tij. Me statusin e punonjësit të MPJ-së dhe pjesë e kabinetit të ministres, ai mund të pajiset me vizë amerikane lehtësisht me rekomandimin e ministrisë”, ka shkruar ky medium.







