Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, për angazhimin e tij të palodhur në luftën kundër korrupsionit, raporton GazetaBlic.
Në një postim të shpërndarë nga Bajqinovci, Kurti theksoi se deputeti Bajqinovci ka mobilizuar gjithë anëtarësinë e LVV-së për të sfiduar korrupsionin që ishte bërë normë në institucione, duke e ndjekur këtë angazhim nga gazetarësia investigative deri tek ballafaqimi i drejtpërdrejtë në Kuvend.
Ai e quajti Bajqinovcin një mbrojtës të zëshëm të drejtësisë dhe transparencës.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti 3
48✅
Albin Kurti: Mefail Bajqinovci ka angazhuar gjithë anëtarësinë e Lëvizjes sonë për t’a sfiduar korrupsionin i cili ishte bërë normë.
Nga tereni i gazetarisë investigative e deri tek ballafaqimi në Kuvend.
Mefi mbetet një mbrojtës i zëshëm i drejtësisë dhe transpencës.