Ambasada amerikane në Kosovë e ka shënuar para 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Jeffrey Hovenier, ka pritur kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani në selinë e ambasadës, nga ku festuan pavarësinë me një performancë nga orkestra e Forcave Ajrore të ShBA’së në Evropë.
Hovenier tha se ka mbajtur edhe një fjalë rasti.
“Këtë mbrëmje, ne festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, me një pritje dhe performancë nga Orkestra e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, dhe unë, pata edhe rastin që të hip në skenë për pak! Urime 15-vjetorin e pavarësisë Kosovës”, shkroi Hovenier në Twitter. /Reporteri.net/.