https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Ambasada e Zvicrës në Kosovë e uron kombëtaren e saj për fitoren kundër Serbisë

Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë një tjetër ‘shuplakë’ Serbisë, duke e eliminuar sërish nga Botërori, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë e ka uruar kombëtaren e saj për fitoren kundër Serbisë.

“Urime ekipit zviceran të futbollit. Zvicër-Serbi 3:2”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, është përsëritur historia ku pas 4 vjetësh, me skenar krejtësisht të njëjtë, Zvicra ka fundosur Serbinë nga Botërori nëpërmjet grupeve.

Zvicra triumfoi me rezultat 2-3 ndaj Serbisë, duke mbyllur grupin e dytë në tabelë pas Brazilit me 6 pikë të mbledhura, dhe duke siguruar biletën për 1/8 të finales në Katar.

Xherdan Shaqiri, Breel Embolo e Remo Freuler ishin tre golashënuesit e Zvicrës, që i dhanë fitoren e madhe zvicëranëve dhe kualifikimin tutje.

Zvicra në raundin e 16-të do të luajë përballë Portugalisë.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit