Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, ndonëse Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive. Jorn Rohde dhe Jonathan Hargreaves, në takimet që kanë zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani, kanë kërkuar që hapat e mbetur për konstituim të bëhen në përputhje me Kushtetutën.
Zhvillimet së shtunës, ku Kryeparlamentari Dimal Basha e përmbylli seancën konstituive pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, i kanë çuar ambasadorët në zyrën e presidentes Vjosa Osmani