Pas mbyllje së disa zyreve të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë Anu Prattipati, qëndroi në veri të vendit, ku është takuar me udhëheqësit e shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës.
Ndërsa përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane, që stabiliteti dhe siguria janë kyçe.
“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë se qytetarët e vet mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, shkroi ambasada amerikane në një njoftim për media./Indeksonline/.