https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ambasadorja gjermane në Serbi: Kosova të nisë diskutimet për themelimin e Asociacionit

Ambasadorja gjermane në Serbi: Kosova të nisë diskutimet për themelimin e Asociacionit
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja gjermane në Beograd, Anke Konrad, tha se Kosova duhet të nisë diskutimet për themelimin e Asociacionit.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, Konrad thotë se tensionet në Kosovë në fund të vitit të kaluar treguan nevojën urgjente për një “qasje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Gjermania pret formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, thotë Konrad dhe shton se presin që kjo çështje të futet në agjendën e dialogut të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së, transmeton Reporteri.net.

Konrad thekson se i dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka mbështetjen dhe besimin e plotë të Gjermanisë për çështjen e Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kërkesën që Kosova të nisë diskutimet për themelimin e Asociacionit e kanë bërë edhe ambasadorët amerikanë në Kosovë e Serbi, Jeff Hovenier e Christopher Hill.

Hovenier,  javën e kaluar e bëri të qartë se ShBA kërkon që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, të bëhet patjetër.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Hovenier ka theksuar se në këtë drejtim nuk ka opsion, pasi tha se Asociacioni është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, dhe ky qëndrim i ShBA’së nuk do ndryshojë.

“Mbetet një qëndrim i qartë politik i SHBA-së. Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe s’ka opsion. Është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme të cilën Kosova e ka marrë përsipër. Një marrëveshje ligjërisht e obligueshme që është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës. Shtetet nuk mund të vendosin se çfarë marrëveshje ligjërisht të obligueshme e implementojnë apo s’e implementojnë. Ato janë marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Kosova është një shtet që ndjek zbatimin e Ligjit”, ka thënë Hovenier. /Reporteri.net

Poste të ngjashme

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

24/10/2026, 17:01

Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë. Si pasojë, është djegur...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

24/10/2026, 16:24

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të karrierës së saj 20-vjeçare në muzikë....

Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56

Viti- Dy persona janë raportuar të zhdukur të enjten në Viti. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti është nën...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi aty ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore....

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

22/10/2026, 21:39

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...

Lajmi i fundit

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit në Tiranë i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

24/10/2026, 17:01
20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

24/10/2026, 16:24
Zhduken një vajzë në Podujevë

Dy persona raportohen të zhdukur

23/10/2026, 7:56
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

23/10/2026, 7:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv