https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Analisti ‘alarmon’ për planin e Lumir Abdixhikut: Është plan i Isa Mustafës, ja kur do t’i dal tymi – Vuçiqi po e pret!

Analisti ‘alarmon’ për planin e Lumir Abdixhikut: Është plan i Isa Mustafës, ja kur do t’i dal tymi – Vuçiqi po e pret!
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të prezantojë planin e partisë së tij për “kapërcimin e krizës së izolimit”.

Sipas tij, Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa tani. Ndaj, ai ka thënë se do të ftojë në takim akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë “për të ndërtuar rrugën e vërtetë”.

“Prandaj, gjatë ditëve në vijim, do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.

Ndaj kreut të LDK-së, ka reaguar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj

Maxharraj këtë deklaratë të Abdixhikut e quan ‘mrekulli’ dhe plan të bazuar në planin e Isa Mustafës.

“Sikurse krejt opozita e cila e ka digë te pakapërcyshme Albin Kurtin, e jo Aleksandër Vuçiqin si trumbullar i të gjitha të kqiave dhe rrëmujes që po ndodhin në veriun e Kosovës tash e sa vite, kryetari fuqiplotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku për të tejkaluar këtë situatë paralajmëron planin e LDK-së se si të dilet nga kjo situatë në të cilën gjendet veriu i Kosovës. Lumir Abdixhiku si duket në planin e tij të LDK-së, e ka në plan që të fut në jetëveprim Planin e ish-shefit të tij Isa Mustafës rreth Asociacionit me kompetenca ekzekutive të cilën Aleksander Vuçiq po e përmend dhe po e kërkon që disa herë për të qetësuar situatën në veri”, thotë profesori.

Sipas tij, këtij planit të LDK-së do t’i dal tymi pas disa vitesh.

“Ide e mrekullueshme dhe me vend paralajmërimi i këtij Plani sepse posa ky Plan i LDK të hyjë në fuqi situata në veri do të qetësohet sa qel e mshel sytë, nuk do të ketë më protesta, nuk do të sulmohet më policia e Kosovës dhe gazetarët, por edhe nuk do të rrahen dajak shpinës pjesëtarët e KFOR-it. Por këtij Plani të LDK-së do t’i dilte tymi pas disa vitesh kur Lumiri dhe partia e tij nuk do ta shihnin më veriun si pjesë të Kosovës”, thotë tutje ai.

Prandaj, profesori shton se, siç po shihet Lumir Abdixhiku dhe liderët tjerë të opozitës nuk do u shkoj mundi huq, kur dihtet që ata që sa vite më shumë i dolën krah Vuçiqit e jo Albinit.

“Pra, Vuçiq mezi po pret që Lumiri sa më shpejtë të bëjë edhe publik planin e LDK-së që për bazë e ka Planin e Isa Mustafës. Me këtë Plan të LDK-së, pra siç po shihet Kosova do të rehatohet, e cila pas disa viteve do të ecë si pula pa krye”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndryshe, Abdixhiku ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Ai, grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit. Në sinkron, i pari na dërgon drejt përplasjes, të dytit e bëjnë këtë çmenduri të duket bukur. E vërteta është e trishtë”.

“Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën”.

“Kosova ka një rrugë të re. Një që e dërgon shoqërinë tonë, gjeneratat e tashme e të ardhme drejt familjes euroatlantike. Një që fiton përballë Serbisë brenda e ndërkombëtarisht pa dallim. Kjo rrugë nuk ka Albin Kurtin në të. Këtë rrugë duhet ta bëjmë ne. Për këtë rrugë na duhet ndihma e të gjithëve. E atyre që besojnë në Republikën, në rrugëtimin euroatlantik e në fundamentet bazike të kësaj shoqërie”, ka përfunduar Abdixhiku.ka shkruar BotaSOT

Poste të ngjashme

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

06/04/2026, 11:34

Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

06/04/2026, 11:24

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve të...

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06/04/2026, 11:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritu në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin...

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

06/04/2026, 11:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Kuvend. Kurti do ta pres në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun....

Rozeta Hajdari u dënua me 700 euro gjobë, Mustafa: Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet”?

Mustafa: Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë

06/04/2026, 11:07

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ndonëse...

Lajmi i fundit

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

06/04/2026, 11:34
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj përkujton 27-vjetorin e rënies së Sadri Zenelit dhe bashkëluftëtarëve në Jabllanicë

06/04/2026, 11:24
Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

Abdixhiku duke hyrë në Kuvend: Të shohim tash, pas takimit deklarohemi

06/04/2026, 11:17
Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

Kurti arrin në Kuvend, do të takohet me kreun e LDK-së

06/04/2026, 11:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv