Dorëheqjen e Kryetarit të Akademisë së Shkenave dhe Arteve (AShAK), Mehmet Krajës, e kanë kërkuar tre anëtarë të AshAK – Jusuf Bajraktari, Hivzi Aslami dhe Frashër Demajd, njofton gazeta online Reporteri.net.
Pas debatit të ashpër që pasoi si rrjedhojë e botimit krye më vete të shkrimit “Synimet Destabilizuese Të Serbisë Në Kosovë Dhe Në Ballkanin Perëndimor” në emër të Akademisë, e jo në emër personal, Mehmet Kraja nga tre akademikët e lartpërmendur është akuzuar se edhe herë tjera ka keqpërdorur pozitën e tij.
“Para skandaleve lidhur me dokumentin megaloman të Kryetarit të Akademisë, M. Kraja, i cili ka një kohë që po e keqpërdor edhe faqen zyrtare të saj. Së pari kjo ndodhi me disa ‘In Memoriame’ për miqtë e tij jashtë Akademisë, të cilët pasi qëndruan gjatë, me ridizajnimin e faqes, u hoqën, por në arkiv ruhen!”
“Pastaj vazhdon avazin me tekst-pamfletin e tij, të publikuar disa herë dhe në disa vende brenda 11 muajve, por në vëllim të ndryshëm dhe në versione të retushuara: hiq e fut tekste, njëherë në emër të Akademisë, herën tjetër në emrin e tij personal”, thuhet mes tjerash në një letër reaguese nga tre akademikët.
Krajës, me t’u botuar ky shkrim, i reagoi Seksioni i Shkencave Sociale të cilët u distancuan nga autorësia e saj, përçka edhe sqaruan se ai shkrim nuk e kishte miratimin e Akademisë, dhe se në fakt ai shkrim paraqiste pikëpamjet subjektive dhe gjykimet personale të Mehmet Kraja.
Kraja më vonë, pas reagimeve të mëdha në publik, morri përsipër autorësimit e analizës kontraverze, e cila nuk plotësonte as kriteret minimale të një punimi shkencor. /Reporteri.net/.