Kandidati për deputet i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi LVV e Albin Kurtit është ankuar në PZAP duke kërkuar përsëritje të procesit të votimit me postë.
Azemi ka thënë se partia që drejton Kurti po dëshiron të manipulojë procesin zgjedhor, meqë duan t’i marrin 51 deputetë me dhunë.
Ai i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë dhe për ta mbrojtur procesin zgjedhor.
“Ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe votën e qytetarëve të vendit dhe të sigurojë që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira, të drejta dhe demokratike. Demokracia nuk mund të jetë peng i një partie të vetme!”, ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:
Po duan manipulim të procesit zgjedhor!
Po duan marrjen e 51 mandateve me dhunë dhe manipulim!
Lëvizja Vetëvendosje po tenton të ndikojë dhe të manipulojë procesin zgjedhor duke kërkuar nga KQZ të anulojë votat me postë dhe të organizojë zgjedhje të reja vetëm për diasporën. Po e fshehin manipulimin e tyre me vota ne ambasada e konsulata. Paramendoni, jane gati 2000 vota qe jane printuar me defekt të njejtë dhe për çudi të gjitha këto janë vota për Levizjen Vetevendosje! Ky eshte manipulimi! Ky eshte keqperdorimi! Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve.
LDK nuk e pranon!
LDK nuk e toleron!
Nuk do ta ndalni rritjen e LDK-së as në Kosovë e as në diasporë. Ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe votën e qytetarëve të vendit dhe të sigurojë që zgjedhjet në Kosovë të jenë të lira, të drejta dhe demokratike. Demokracia nuk mund të jetë peng i një partie të vetme!