Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë në Gjakovë. Brenda një periudhe të shkurtër, hetuesit e antidrogës kanë proceduar edhe një person tjetër, pasi iu gjet substancë e dyshuar narkotike. Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 korrikut, rreth orës 20:45, në rrugën “Gasper Karaqi”, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar të riun për kontroll. Gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas peshimit ka rezultuar të jetë 0.71 gram. Substanca është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt
Policia e Kosovës ka njoftuar se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të...







