Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është mirëpritur nga Papa Leo XIV.
Takimi u vlerësua nga LDK si një përvojë shpirtërore dhe frymëzuese, ku u shkëmbyen mesazhe mbi paqen, solidaritetin dhe respektin ndërnjerëzor.
Në shenjë nderi, Quni i dhuroi Papës një pikturë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.