https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Apeli vërteton dënimin me 5 vite burgim ndaj të dënuarit për krime lufte në ’98-ën në Pejë

Apeli vërteton dënimin me 5 vite burgim ndaj të dënuarit për krime lufte në ’98-ën në Pejë

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 5 vite burgim ndaj të dënuarit për krime lufte në ’98-ën në Bellopojë të Pejës, Svetomir Baceviç.

E kjo pas refuzimit të ankesave të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, mbrojtësit të të dënuarit Baceviç, avokat Dejan Vasiq, si dhe vetë të akuzuarit Baceviç.

Ndryshe, më 8 shtator 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte dënuar me pesë vite burgim Baceviç.

Kundër këtij, aktgjykimi, brenda afatit ligjor kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit palët në procedurë.

Sipas ankesave, PSRK-ja kishte propozuar ashpërsim të dënimit ndaj Baceviç, në anën tjetër avokati Vasiq kishte propozuar lirimin e të njëjtit.

Ndërsa, Gjykata e Apelit me vendimin e 19 janarit 2023 kishte refuzuar si të pa bazuara këto ankesa, duke vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Në këtë vendim thuhet se ankesat e palëve nuk kanë qenë të bazuara dhe se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për fakteve vendimtare dhe se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar e as që është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit”, thuhet në vendim.

Tutje, Apeli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë gjendjen faktike në këtë çështje penale e ka vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë.

“Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë ngase të gjitha faktet dhe rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua në shqyrtim gjyqësor dhe në këtë drejtim nuk ka gjetur ndonjë mospërputhje apo në kundërshtim me përmbajtjen e shkresave të lëndës për faktin se Gjykata e shkallës së parë nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor ka vërtetuar se i akuzuari S.B, në mënyrën e përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet tutje në vendim.

Ndërkaq, lidhur me ankesën e PSRK-së për ashpërsim të dënimit, sipas Apelit Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar drejt të gjitha rrethanat konform nenit 64 të Kodit Penal të Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të ngritur më 9 nëntor 2021, thuhet se Svetomir Baceviç gjatë periudhës kohore në mes të muajve korrik-gusht të vitit 1998, në fshatin Bellopojë, Komuna e Pejës, gjatë një konflikti me karakter jo-ndërkombëtar të zhvilluar në mes të pjesëtareve të UÇK-së dhe forcave ushtarake të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe forcave policore të Serbisë, me dashje i shkel rregullat e së Drejtës Ndërkombëtare Kundër Personave Civil.

Sipas aktakuzës, në periudhën kohore relevante për këtë aktakuzë, Baceviç merr peng të dëmtuarën Tigjë Kadrija, në atë mënyrë që ditën e incidentit, i armatosur shkon në shtëpinë e fqinjëve të tij – të dëmtuarve Rexhep dhe Tigjë Kadrija, që të dy të moshës rreth 60 vjeçare, me të cilin rast fillimisht gjuan me armë automatike në drejtim të kulmit dhe dritareve të shtëpisë, pastaj me forcë hyn në shtëpi dhe i dëmton gjësendet e shtëpisë me pretekstin se po kontrollonte për njerëz të tjerë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Baceviç nën tytën e armës i nxjerr në oborr të dëmtuarit dhe i keqtrajton fizikisht dhe psiqikisht, duke i urdhëruar që të ulen dhe ngritën në këmbë disa herë dhe në atë moment, nën kërcënimin e armës e rrëmben të dëmtuarën Tigjë dhe e nxjerr në rrugë, kurse të dëmtuarit Rexhep i thotë se po e dërgonte gruan e tij në shtab të ushtrisë dhe policisë serbe.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Baceviç e paralajmëron të dëmtuarin Rexhep se mund ta merrte të dëmtuarën Tigjë vetëm pasi t’i sjell pjesëtarët e UÇK-së dhe kështu, nën kanosjen e armës, duke ia vënë në shpinë tytën e armës, e detyron të dëmtuarën Tigjë që të niset nga shtëpia dhe të ecë përgjatë rrugës së fshatit, në kohë nate dhe kohë lufte, në një zonë jo shumë të banuar dhe pa ndriçim.

Tutje, sipas aktakuzës, Baceviç e dërgon të dëmtuarën Tigjë tek qendra e fshatit, ku ndalet tek shitorja dhe në prezencë të shumë personave të tjerë e mbështet për muri kurse vet me armë në dorë i rri përballë në distancë shumë të afërt, me qëllim të poshtërimit në prezencën e shumë personave të tjerë që gjendeshin tek shitorja.

ADVERTISEMENT

Në aktakuzë thuhet se në ato momente arrin fqinji i të dëmtuarës, dëshmitari Momçilo Saviç, i cili përleshet me të pandehurin duke e goditur me grusht, me të cilin rast arrin ta shpëtoj të dëmtuarën dhe ta kthejë në shtëpinë e saj, kurse të nesërmen i merr te dy të dëmtuarit dhe në fshehtësi nga ushtria dhe policia serbe, i largon nga fshati Bellopojë, duke u krijuar mundësinë që të shkojnë në qytetin e Pejës.

Më këtë, Baceviç  ngarkohej se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale “Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit të përbashkët për konventat e Gjenevës”, nga neni 146 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Poste të ngjashme

Operacion ndërkombëtar Kosovë–Suedi: Arrestohet një person për shpërlarje parash

Operacion ndërkombëtar Kosovë–Suedi: Arrestohet një person për shpërlarje parash

19/12/2025, 10:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), në bashkëpunim me autoritetet suedeze, ka...

“U kapën duke i shkëmbyer paratë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

“U kapën duke i shkëmbyer paratë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

19/12/2025, 10:01

Një operacion masiv i udhëhequr nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës...

Sulm me armë zjarri në Pejë

Operacion antikorrupsion i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në: Ky është njëri nga të arrestuarit

18/12/2025, 22:14

Një operacion antikorrupsion që ka ndodhur pasditen e sotme është shoqëruar me arrestimet e disa zyrtarëve të lartë. Njëri nga...

Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

18/12/2025, 21:32

Nga tubimi i mbajtur në Malishevë, kandidati i LDK-së për Kryeministër tha se LDK, do ta kthejë rendin kushtetues. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksion i madh i Policisë dhe AKI-së për keqpërdorime dhe korrupsion

18/12/2025, 20:58

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me...

Lajmi i fundit

Operacion ndërkombëtar Kosovë–Suedi: Arrestohet një person për shpërlarje parash

Operacion ndërkombëtar Kosovë–Suedi: Arrestohet një person për shpërlarje parash

19/12/2025, 10:06
“U kapën duke i shkëmbyer paratë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

“U kapën duke i shkëmbyer paratë”, gjithçka nga aksioni i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në e Policinë

19/12/2025, 10:01
Sulm me armë zjarri në Pejë

Operacion antikorrupsion i Prokurorisë Speciale bashkë me AKI-në: Ky është njëri nga të arrestuarit

18/12/2025, 22:14
Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

Abdixhiku nga Malisheva: Do ta kthejmë rendin kushtetues

18/12/2025, 21:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv