Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar që të për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Këtu qëndroj para juve jo vetëm si përfaqësues i Kosovës por edhe zë i drejtësisë demokracisë, të drejtat e njeriut në rajon.
Çështja para neve s’ka të bëjë veç me anëtarësim, por me njohje, solidaritet dhe parime themelore si pjesë e Evropës.
Qe shumë kohë na është mohuar e drejta e të qënit komb mes evropiane, dhe kemi qenë të përjashtuar.
Sot jemi para jush si të barabartë, pjesë e komunitetit të kombeve. Anëtarësimi i ynë në KiE, është çështje imperativi moral për të gjithë që besojnë në sundimin e ligjit, të drjetat e njeriut dhe demokraci.
Udhëtimi ynë është larg të qënit i kryer. Ende kemi sfida dhe armiq që duan të minojnë ekzistencën tonë; ne jemi të përkushtuar në lirinë, tolerancën.
Para 35 viteve bazuar në vlerat e Këshillit të Evropës, ati ynë themeltar nisi këtë rrugë.
Me mbështetjen e juaj ne do të jemi pjesë e kësaj organizate.
Ju kërkoj secilëve që të qëndroni për Kosovën dhe në anën e drejtë të historisë.
Le të çojmë mesazh të qartë për botën, që Kosova meriton të KiE-së. Ju nxis të votoni për Kosovën”, tha ai.







