Me një mesazh falënderimi dhe thirrje për vazhdim të rrugëtimit politik, përfaqësuesi i LDK-së ka konfirmuar kandidaturën për një tjetër mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.
Kandidimi i tij vjen me mbështetjen e Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV në Prishtinë, duke e vendosur sërish në garën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në reagimin e tij publik, ai ka falënderuar strukturat e partisë, votuesit dhe qytetarët për besimin e vazhdueshëm ndër vite, duke premtuar angazhim të pandalur në mbrojtje të vlerave politike dhe demokratike të vendit.
“Do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme”, thuhet në deklaratën e tij.
Ai gjithashtu e cilësoi 7 Qershorin si një datë të rëndësishme për vendin, duke theksuar se qytetarët do të kenë në dorë përcaktimin e së ardhmes së Kosovës.
Në legjislaturën e 10-të, ai nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme për ta zënë karrigen e ligjvënësit./ Klankosova.tv.







