https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Argjentina e “kundërshton fuqishëm” kontigjentin e FSK-së në ishujt Falkland

Argjentina e “kundërshton fuqishëm” kontigjentin e FSK-së në ishujt Falkland

Argjentina ka reaguar ndaj Britanisë së Madhe dhe Kosovës për kontigjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ishujt Falkland, territore këto të cilat janë të kontestuar mes Londrës dhe Buenos Aires.

Ministria e Jashtme argjentinase ka shkruar se “në qoftë se materializohet ky vendim, kjo do të përbënte një demonstrim të pajustifikuar të forcës dhe devijim të qëllimshëm nga thirrjet e një numër rezolutash të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nxisin Argjentinën dhe Britaninë e Madhe të vazhdojnë negociatat”.

“Qeveria e Argjentinës fuqishëm refuzon qëllimin për të dërguar trupa të reja ushtarake në ishujt e Malvinas, territor argjentinas që në mënyrë të paligjshme është okupuar nga Mbretëria e Bashkuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Mes tjerash, Argjentina thirret edhe në mosnjohjen e Kosovës. “Republika e Argjentinës nuk e njeh pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Parlamenti i Kosovës më 17 shkurt 2008, pasi që qëndron në vlefshmërinë e Rezolutës 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 1999, për të cilën ka votuar në favor si anëtare jo e përhershme e organit në fjalë”, raportoi media argjentinase “Los Andes”, transmeton Reporteri.net.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kuvendi i Kosovës dhe mëpastaj Qeveria e Kosovës miratuan vendimin për dërgimin e një kontigjenti ushtarak në ishujt Falkland pas një marrëveshje të nënshkruar me Britaninë e Madhe.

ADVERTISEMENT

Atje do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe. Misionin financiarisht do ta mbulojë Kosova me buxhetin e saj.

Kosova dhe Britania e Madhe më 30 shtator kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët për bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Britania e Madhe./Reporteri.net/

Poste të ngjashme

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një objekti në Gerdoc, Podujevë, është gjet trup i pa jetë i një...

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05

Një i burgosur ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Kosovë. Policia e...

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31

Një vdekje e dyshimtë është denoncuar të ketë ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Sipas burimeve të...

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

Raportohet se Valon Ademi ka sulmuar fizikisht Sokol Havollin në një lokal në Prishtinë

31/01/2026, 20:13

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, është rrahur nga Valon Ademi, biznesmen nga Shqipëria që ka...

Lajmi i fundit

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

01/02/2026, 11:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Podujevë

01/02/2026, 9:21
Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

Vdekja e të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë, policia jep detajet e fundit

01/02/2026, 9:05
Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vdekje e dyshimtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

31/01/2026, 23:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv