Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Prishtinë.
Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia, nën dyshimet se e ka dhunuar një të mitur 14-vjeçare.
Madje, dhunimi ka ndodhur disa herë brenda vitit.
“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 par.8 lidhur me par.7., lidhur me par.4., nënpar.4.7., lidhur me par.1., lidhur me nenin 77 par.1., nënpar.1.1., 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti. Prokurori i çështjes kundër të pandehurit ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, dhe e mitura është dërguar në ekzaminim gjinekologjik. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.