Një person i moshës së mitur është arrestuar nga policia dje për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Raporti i plot i Policisë se Kosoves:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Agron Rrahmani, Podujevë, 21.12.2022-20:35. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshë 8.67 gram, një rizle dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 24 orë.







