Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm.
Gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit, policia ka sekuestruar pajisje të lojërave të fatit dhe 69.80 euro para të gatshme.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt në konsultim me prokurorin.
“Podujevë / 22.11.2025 – 21:24. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar veprimtari të bixhozit të paligjshëm. Njësitet policore gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit kanë sekuestruar pajisje të cilat shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 69.80 € para të gatshme. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosoves.






