Një shtetas serb është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte arritur të marrë para të gatshme në lokalin e një gruaje kosovare.
Në raportin e Policisë, thuhet se shuma e parave ishte rreth 200 euro, ndërsa rasti është cilësuar si “shpërdorim i pasurisë së huaj”, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh.







