Çlirimi i veriut” prej bandave të kryekriminelit, Milan Radojcic, ka ndodhur për dy arsye ka theksuar deputeti i VV-së, Dimal Basha, duke shtuar se arsyet janë “përgatitja profesionale e Policisë, armatimi i tyre dhe arsyeja e dytë është vullnet i hekurt që ka emër, Albin Kurti”.
Në FIVE të Dukagjinit së pari Basha ka akuzuar opozitën se kanë bërë pazare me kryekriminelin e veriut, teksa ka shtuar se sot Radojçiqi po luftohet së bashku me grupet e tij kriminale.
A e din pse po e përmendi (Kurtin), se kur e ka çu policinë (në veri), u dashtë me i bo disa punë të tjera, është dashtë më i bë nja katër stacione policore se s’kanë qenë, është dashtë me mbush me armatim edh eme bel armatim, është dashtë me ble autoblinda edhe kemi blerë ma shumë sesa këta kanë blerë për 20 vjet të policisë… duhet edhe vullneti politik, se kur të hysh në betejë policia është vegël e shtetit, po Albin Kurti i ka ndejtë mbrapa policisë, ua ka dhënë edhe mjetet edhe pajisje edhe iu ka thënë shkoni deri në fund…”, ka theksuar Basha.







