Sot gjatë ditës drejtori i Drejtorisë së Planfikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit, Leutrim Krasniqi ka parë nga afër punimet që janë zhvilluar këto ditë në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Letanc.
Gjatësia e rrugëve të asfaltuara është rreth 3 km, ndërsa në kuadër të realizimit të projekteve në infrastrukturë rrugore, janë duke u zhvilluar punime edhe në shumë fshatra tjera.
Drejtori Krasniqi i uroi banorët e këtyre fshatrave për realizimin e këtij projekti duke u zotuar që do të vazhdojë të punojë në vazhdimësi për përmirsimin e infrastrukturës rrugore në secilën zonë të komunës.