https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Askush s’ka të drejtë t’i bllokojë institucionet”, Osmani dërgon sot komentet e saj në Kushtetuese

Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dërgojë sot Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit, proces ky po tejzgjatet.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Këtë e ka konfirmuar dje për Gazetën Express këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Kupina nuk dha detaje për përmbajtjen e komenteve, mirëpo tha se qëndrimi i presidentes është që askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator. Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve.”

ADVERTISEMENT

Javën e kaluar, Kushtetuesja vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator, duke ia ndaluar deputetëve të zgjedhur të ndërmarrin veprime. Gjithashtu ndaloi edhe zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re. Kjo masë u vendos në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kryetari i ri i kuvendit, Dimal Basha në seancën 30 gushtit e kishte konsideruar të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit serb. Kjo e kishte shtyrë Listën Serbe që t’i drejtohet Kushtetueses. /GazetaExpress

Poste të ngjashme

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

12/03/2026, 20:52

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë në 5, 10...

Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

12/03/2026, 20:12

Deputeti nga radhët e Partisë Guxo, Haxhi Avdyli, që u reshtua në krah me presidenten Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë...

Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

12/03/2026, 19:34

Park përkujtimor dhe bibliotekë presidenciale për Rugovën,  Prishtina nënshkruan kontratën e projektimit Kuvendi i Komunës së Prishtinës udhëhequr nga kryetari...

Presidenca e quan “palaço” MPJ-në serbe, ia rikujton marrëveshjet e Brukselit

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca del me njoftim

12/03/2026, 17:36

Presidenca ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë...

Fatmir Sheholli edhe dy muaj në paraburgim

Fatmir Sheholli edhe dy muaj në paraburgim

12/03/2026, 17:01

Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Fatmir Shehollit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga...

Lajmi i fundit

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

12/03/2026, 20:52
Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

Haxhi Avdyli i ‘mbyll derën’ LDK-së: Jam pjesë e grupit parlamentar të LVV

12/03/2026, 20:12
Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

Memorial për Rugovën në zemër të Prishtinës, firmoset kontrata për projektimin e parkut dhe bibliotekës

12/03/2026, 19:34
Presidenca e quan “palaço” MPJ-në serbe, ia rikujton marrëveshjet e Brukselit

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca del me njoftim

12/03/2026, 17:36
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv