https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Asociacioni – “kusht mbi kushtet”, zyrtari i BE-së: Drafti i Ekipit Menaxhues ishte për kompenteca shumë të gjëra ekzekutive, s’na befasoi refuzimi i Kurtit

Asociacioni – “kusht mbi kushtet”, zyrtari i BE-së: Drafti i Ekipit Menaxhues ishte për kompenteca shumë të gjëra ekzekutive, s’na befasoi refuzimi i Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Pa përparim në këtë pikë, “nuk mund të ketë përparim as në çështjet tjera” për të cilat diskutohet në këtë dialog.

Kështu thonë disa burime diplomatike në Bruksel, duke pranuar – ndonëse jozyrtarisht – se Asociacioni është prioriteti numër një, edhe pse Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë, që duhet të shpjerë në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duhet zbatuar plotësisht.

Për themelimin e këtij asociacioni, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Beogradi ka insistuar në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Prishtina i ka kundërshtuar ato, duke thënë se mund ta rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në BE thonë se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë me paraqitjen e draft-statutit të tij, këtë javë në Bruksel, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument.

Drafti-statuti u paraqit nga një ekip menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Kurti tha se ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vuçiq kritikoi Kurtin që nuk po e zbaton “obligimin e dhjetë vjetëve më parë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Për BE-në, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë, as teksti i këtij drafti e as reagimi i palëve ndaj tij nuk kanë qenë befasi.

Ky draft është përgatitur qysh nga viti 2018, por, deri më tash, nuk ka pasur pajtim mes palëve që ai të prezantohet në ndonjë takim të nivelit të lartë.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Qendrën Emergjente të QKUK-së, pas një plagosjeje me armë zjarri. Lajmin pë rmedia  e...

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09

  Në një ceremoni të organizuar nga OSBE, Komuna e Podujevës ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Mbrojtjen e...

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin Kosovën. Me golat e tij, ai kujtonte edhe legjendën Fadil Vokrri....

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04

Policia ka njoftuar se në Kaçanik pasi një qytetar ishte dërguar në stacion policor është paraqitur edhe një i dyshuar...

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Mblidhen sot dy komisione parlamentare

01/04/2026, 7:35

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës. Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një 30-vjeçar pas plagosjes me armë zjarri

01/04/2026, 20:05
Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

Podujevë: Komuna nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve

01/04/2026, 18:09
Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

Arbër Zeneli tradhtoi Kosovën, mbrëmë shkoi me fanellë për ta shikuar ndeshjen e Suedisë

01/04/2026, 17:58
Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

Sulmoi tre zyrtar policor në stacion, qytetari dërgohet në mbajtje

01/04/2026, 8:04
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv