Njëri ndër ushtarët e parë të UÇK-së, Avni Ajeti, ka treguar se si ka ndodhur vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës në një fshat në veri të Shqipërisë.
Ai ka thënë se kishte paqartësi që të dy të nisen nga Tirana atë ditë.
Kam qenë në Shqipëri. Në Tiranë e kanë mbushur kamionin me armë. Aty, sipas gjitha gjasave, duhet shpjeguar se Hazir Mala ka qenë duke ndërtuar një shtëpi në Tiranë. Kur i është dhënë mesazhi për të shkuar me armatim në Bajram Curr, njëherë ka thënë jo, e pastaj po. Prej njerëzve që kanë marrë armatimin. Ka ekzistuar një hierarki aty. Mala ka pasur punëtorët në shtëpi duke punuar. Ka pasur paqartësi. Deri në 2 ora, kanë qenë 50/50 që a të shkojnë apo jo. Tash me shku në ora 2 nga Tirana, në atë rrugë, të zë nata. Pra një farë forme, gjithmonë kanë thënë se natën nuk duhet udhëtuar. Iliri ka thënë “djem sa të mundeni mos udhëtoni natën”. Rregull e pashkruar. Pra qëndro edhe një natë e mos u nis”, ka thënë ai.
Ai shtoi se emrat e sulmuesve dhe vrasësve dihen. Ai tregon edhe se si ka ndodhur ngjarja.
Ai shtoi se emrat e sulmuesve dhe vrasësve dihen. Ai tregon edhe se si ka ndodhur ngjarja.