Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, në profilin e tij në ‘Facebook”, ka shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel.
Deputeti i VV-së ka dalë me një reagim ku thotë se gabimisht e ka shpërndarë statusin e Selimit ku shkruhej “Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do!?”.
Në reagim, deputeti kërkoi ndjesë “për shqetësimin” ndërsa kërkon nga mediat që t’i fshijnë lajmet e mëparshme për këtë rast.