https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes

Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Avni Lajqi, duke e dënuar me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes së të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi). Ndërsa, është liruar nga akuza për armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili dhe anëtarët Kujtim Krasniqi dhe Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari u lirua nga akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, pasi nuk është vërtetuar se ka kryer veprën që i vihej në barrë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjykatësi Ismaili bëri të ditur se në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, i akuzuari Lajqi obligohet të paguajë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro, gjithashtu 100 euro të tjera për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit.

Në këtë rast akuzohet edhe Egzon Hasangjekaj, por procedura ndaj tij është veçuar për shkak se ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë deri në maj të vitit 2026, kur edhe u arrestua.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 22 janar 2025, Avni Lajqi dhe Brahim Berisha kanë vepruar sipas rekomandimit të të pandehurit Egzon Hasangjekaj. Për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte ndodhur në Amerikë në vitin 2021, mes të pandehurit Egzon Hasangjekaj dhe të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi), në shenjë hakmarrjeje, ata kanë përgatitur vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi).

Sipas aktakuzës, i akuzuari Avni Lajqi, me qëllim të përfitimit material të shumës prej 100.000 euro, ka arritur marrëveshje me të akuzuarin Brahim Berisha që, në këmbim të shumës prej 70.000 euro, ai ta privonte nga jeta të dëmtuarin Musa Demaj (Loshi). Brahim Berisha ka pranuar të marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe është udhëzuar nga Avni Lajqi për mënyrën, kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Avni ka marrë përgjegjësinë që nëse i pandehuri Egzon nuk do të bëjë pagesën për kryerjen e veprës penale, atëherë pagesën do ta bëjë vetë. Ata kanë siguruar edhe armën për vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi), të cilën paraprakisht e kishte në posedim Brahim Berisha. Më 20 shkurt 2024, arma e cila ishte planifikuar të përdorej në ditën kritike është sekuestruar nga Policia e Kosovës. Në pamundësi të privimit nga jeta të të dëmtuarit, i akuzuari Egzon ka kërkuar që të privonte nga jeta vëllain e Musës, Hekuranin, ose, nëse gjendeshin të dy, të vriteshin të dy.

ADVERTISEMENT

Me këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë” sipas nenit 173, par.1, nënpar.1.6 lidhur me nënpar. 1.33, lidhur me nenin 27, par.2, në formë të bashkëpunimit, dhe marrëveshjen për të kryer veprën penale nga neni 35, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Avni Lajqi, më 28 mars 2024, në shtëpinë e tij ka poseduar një fishek pa lejen e organit kompetent dhe ka poseduar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjin për armët. Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizim të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, aktakuza thotë se i akuzuari Brahim Berisha në shtëpinë e tij ka poseduar armë automatike me dy karikatorë dhe 20 fishekë, pa lejen e organit kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin për armët. Ai akuzohet për të njëjtën vepër penale sipas nenit 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Poste të ngjashme

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt

28/10/2026, 8:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të...

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31

Familja Zekaj ka njoftuar për vdekjen e Arlinda (Hasan) Zekajt, e cila ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Sipas njoftimit mortor,...

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

26/10/2026, 21:46

Avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte mbrojtur Arlinda Zekajn para vrasjes së saj, ka rrëfyer detaje nga rastet dhe...

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

26/10/2026, 15:07

Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar bashkëshortin e saj Jeton Sylaj pranë Policisë së...

Deklarohet serbi që iu dogj vetura në Zubin Potok: I mbijetuam tmerrit

Digjet një veturë gjatë natës në Podujevë, policia nis hetimet

26/10/2026, 10:21

Një automjet me targa vendore është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Podujevë....

Lajmi i fundit

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Policia del me deklaratë pas arrestimit të Albert Sylajt

28/10/2026, 8:42
Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

Sot i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, familja njofton për varrimin

27/10/2026, 9:31
“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

26/10/2026, 21:46
Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

26/10/2026, 15:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv