Avokati Besnik Berisha ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook, pasi të dielën u lirua nga Gjykata Themelore në Ferizaj, raporton Paparaci.
Berisha u lirua pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Ferizajt për caktimin e masës për paraburgim.
Ai u shpreh falënderuar ndaj qytetarëve për përkrahjen e tyre në një nga ditët e tij më trishta që thotë se i ka orkestruar pushteti i Lëvizjes Vetëvendosjes.
Aktualisht, ndaj tij caktuar masa “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”.
Arrestimin e tij, Berisha e ka quajtur të kundërligjshëm dhe arbitrar nga Rasim Maloku, që thotë se ishte veshur “nën petkun” e Prokurorit të Shtetit.
“Te dashur miq e dashamire, Te dashur gazetare, pronar mediash e njerez qe i duan te miren vendit tone, Me perulje e mirenjohjen me te thelle njerezore, me lejoni t’iu falenderoj nga zemra per perkrahjen tuaj ne nje nga ditet me te trishta qe diti te orkestroj pushteti, permes nje kelyshi te veshur me petkun e prokurorit te shtetit, e qe rezultoi me arrestimin tim te kunderligjshem e arbitrar”, shkroi Berisha në Facebook.