Nasuf Hasani, avokati i cili angazhohej në disa lëndë civile nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka eskaluar në fyerje ndaj personave të komunitetit LGBTQ.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook të mërkurën, ai hodhi pretendime të pabazuara se formati televiziv “Big Brother” është duke investuar “para të majme për të degjeneruar popullin”.
“N’Kosovë e Shqipni, ky Big Brotheri është t’u investu para te majme për ta degjeneru kete popull”, shkroi Hasani.
Ai, personat LGBTQ i quajti “të degjeneruar”.
Këta Gej-at, a po e shihni qfar përkrahje po marrin kur po e deklarojne orientimin e tyre seksual, në fakt po e deklarojne degjenerimin e tyre, madje madje po ndihen tepër krenar.
Nuk mendoj se i interson audiencës kahja seksuale e secilit individ, në raste të tilla, këta individ duhet të trajtohen në raport me defektet gjenetike të tyre, e në asnjë mënyrë të shpërfaqet si diqka normale”, tha avokati.
Ai tha se homoseksualizmi është “defekt” dhe “sëmundje”.
“Defekti-Sëmundja e Gej-Izmit është sulm direkt ndaj çdo familje, duhet ta ndalojme, e në asnjë mënyrë të duket si diqka nomale. Unë për vete gjithëhere e deri në frymen e fundit do të jem penges e promovimit të kësaj sëmundje, normal me aq sa mundem”, shkroi avokati.