https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

Avokati mohon se Aurona Pelaj ka ikur në Gjermani: Është në shtëpi më herët kontaktova me të

ADVERTISEMENT

Veton Berisha, avokati mbrojtës i ish infermieres në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, Aurona Pelaj, e cila dyshohet se në bashkëkryerje me dy ish infermieret tjera, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, kanë ushtruar dhunë brutale ndaj të moshuarës, M.N., ka mohuar që klientja e tij të jetë larguar nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha tha për Sinjalin se Aurona Pelaj është në shtëpinë e saj dhe se është e pa vërtetë deklarata e avokatit Selimaj.

“Ajo gjendet në shtëpinë e saj unë e kam kontaktuar më herët përmes telefonit, deklarata e avokatit është e pa vërtetë. Më herët kontaktova me të në telefon”, tha Berisha për Sinjalin.

Dyshimet se Pelaj mund të jetë larguar nga vendi, ka ngritur sot avokati i të moshuarës, Meshar Selimaj. Ai tha se sipas informacioneve që ka, Pelaj mund të jetë në Gjermani.

“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të paraqitet me thirret, dhe nëse nuk paraqitet merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”- tha Selimaj për Euronews Albania.

Kujtojmë se ende nuk është ngritur aktakuzë e as nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore deri më tani në rastin e sulmit ndaj të moshuarës brenda qendrës “Orenda” në Pejë, në nëntor të vitit të kaluar.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, u ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Por ato u liruan nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit