https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Babai i Triumf Rizës flet për arrestimin e Ilir Abdullahut “Lizës”: Ishte dora e djathtë e Enver Sekiraqës

Babai i Triumf Rizës flet për arrestimin e Ilir Abdullahut “Lizës”: Ishte dora e djathtë e Enver Sekiraqës

Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumfit, ka dhënë një prononcim për Gazetën Express pas arrestimit të Ilir Abdullahut, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e ish-policit dhe ndodhej në arrati prej 16 vitesh.

Abdullahu i cili e ka nofkën “Liza” u kap të dielën në Batllavë dhe i njëjti me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48-orë.

Shefqet Riza tha se Ilir Abdullahu është njëri nga kryesorët që ka marrë pjesë në vrasjen e të birit. Për të njëjtin tha se ka qenë “dora e djathtë” e Enver Sekiraqes.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sipas Rizës, ata së bashku e kanë terrorizuar Prishtinën.

“Organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, ai ka qenë i fshehur deri më tani në vende të ndryshme, por megjithatë, drejtësia triumfoi herdo-kurdo, është njeriu kryesor që ka marrë pjesë ky edhe Rrahim Abdullahu kanë qenë dora e djathtë e Enver Sekiraqes, strumbullari i krejt problemit është Enver Sekiraqa, rreth qatij banditi janë mbledh krejt banditët e tjerë që e kanë terrorizu krejt Prishtinën, mos të them edhe Kosovën. Kështu që kam fjalë të mira për policinë, mirë që e kanë arrestu se është një prej pjesëmarrësve kryesor në vrasjen e Triumfit, por strumbullar kryesor është Enver Sekiraqa. Më i keq është nxitësi sesa vrasësi, Enveri është ai që e ka nxitë vrasjen”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Babai i Rizës pret nga organet e rendit që Abdullahu të dënohet.

“Të gjykohet dhe të merr dënimin e merituar, përndryshe procesi i Enver Sekiraqes për së treti herë për 16 vjet është kthyer në rigjykim. Është lodhje, jo vetëm për mua, por po i shihni rastet e tilla në krejt Kosovën, është tepër lodhje, po na vjen sikur me naj vra edhe njëherë për së dyti”,

“Kërkush nuk e kupton Gjykatën e Apelit qysh e kthen në rigjykim për çështje të parëndësishme, kur lënda dihet nga kush është kryhet, faktet ekzistojnë”, shtoi Shefqet Riza për Gazetën Express.

“Nuk janë administruar mirë provat” me këtë formulë janë rikthy, u shpreh ai.

Tutje, ai thekson se gjykimi po shkon ngadalë, duke përmendur faktin se dëshmitarët po mungojnë dhe ka raste kur ndryshohen deklaratat.

ADVERTISEMENT

“Gjykimi po shkon ngadalë sepse nuk po vinë dëshmitarët, kanë dëshmu 2-3 herë janë lodhë, i ndryshojnë edhe qoftë nga frika se këta kriminelët përdorin forma të ndryshme të presionit, frikësimit të dëshimtarëve”, tha ai.

Policia informoi se arrestimi i Ilir Abdullahut u bë në Batllavë të Podujevës.

“I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë. Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij”, njoftoi të dielën policia.

Post Views: 501

Poste të ngjashme

Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku paralajmëron protestë nëse s’respektohet Kushtetuta: Braktisim institucionet, dalim në rrugë

10/09/2025, 21:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha nëse nuk respektohet Kushtetuta...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident me traktor vdes një 17-vjeçar

10/09/2025, 15:36

Një person ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor. Këtë e ka...

Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

10/09/2025, 14:20

Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, më datë 09.09.2025, bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në...

Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë

Zemaj reagon për aktakuzën ndaj Mujkës dhe Muzliukajt: Të jeni krenarë trimat e LVV-së, a ju zunë prapë a?

10/09/2025, 13:53

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt. Zemaj, përmes një...

Nisi Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025 – Thirrje për një epokë të re të qeverisjes

Nisi Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025 – Thirrje për një epokë të re të qeverisjes

10/09/2025, 13:37

Sot ka nisur në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025, një forum global që synon të bëhet pikë referimi për...

Lajmi i fundit

Abdixhiku: Askush nuk është mbi Kushtetutën, Gjykata konfirmon shkeljet e VV-së

Abdixhiku paralajmëron protestë nëse s’respektohet Kushtetuta: Braktisim institucionet, dalim në rrugë

10/09/2025, 21:45
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident me traktor vdes një 17-vjeçar

10/09/2025, 15:36
Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

10/09/2025, 14:20
Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë

Zemaj reagon për aktakuzën ndaj Mujkës dhe Muzliukajt: Të jeni krenarë trimat e LVV-së, a ju zunë prapë a?

10/09/2025, 13:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv