Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka riemëruar Bahri Selimin në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Selimi, jurist me profesion dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka një përvojë të gjatë në administratën komunale. Në mandatin e kaluar ai ka udhëhequr të njëjtën drejtori, ndërsa më herët ka shërbyer edhe si drejtor i Administratës.
Kryetari Bulliqi e ka uruar Selimin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve.







