Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, tha se partitë ish-opozitare duhet ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës nëse duan të dëshmojnë se i kanë votat për qeveri të përbashkët ish-opozitare.
Bajqinovci s’mundi t’u thotë gazetarëve se Albin Kurti i ka 61 vota për qeveri të re të Vetëvendosjes – andaj edhe iu kthye ish-opozitës.
“Opozita të maturohet, të mos ia humb kohën popullit, kohën e çmuar. Dhe të votojë për kandidaten që Kushtetuta thotë që e propozon partia që i ka fituar zgjedhjet.
Çështja kryesore që kandidatura për kk i takon VV-së.
Neve na takon, pastaj kalojmë.
Nëse i kanë votat për qeveri, le ta zhbllokojnë çështjen e kryetarit të Kuvendit
Andaj mendoj që nuk i kanë votat për krijimin e qeverisë as opozita.
Le të provojmë që ta zhbllokojnë”, tha ai.