Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka akuzuar opozitën se po ia shkakton dëmin më të madh Kosovës në dialog me Serbinë.
“Mos e harroni se në këtë dialog, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëmin më të madh Kosovës po ia shkakton opozita”, ka deklaruar Bajqinovci në RTV Dukagjini, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Këtë e them me plotë përgjegjësi, sepse shkon flet gjerat të cilat nuk duhet të fliten për Kosovën”, ka shtuar ai.
Sipas tij, opozita, nëpër takimet që i mbanë nëpër ambasadat e huaja, ka kërkuar rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.
“Në takimet nëpër Ambasada edhe në takime joformale e formale opozita shkon thotë hiç Albin Kurtin, se Ne i bëjmë të gjitha”, ka deklaruar tutje deputeti i VV-së.