Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, është shpesh i zëshëm e i zellshëm në kritikën ndaj partive opozitare.
Në kritiën e tij, Bajqinovci shpesh e shënjestron posaçërisht LDK-në.
Ndonëse kanë ndërruar motet, Bajqinovci duket se nuk do të ndryshojë “zanatin” e tij të kritikës ndaj LDK-së, që është partia e dytë opozitare.
Edhe në vitin 2025, Bajqinovci e ka vazhduar avazin e vjetër.
“LDK-ja edhe me projekte në 3D mbetet në krizë besimi!
Edhe pse po përpiqen përmes projekteve të bukura në 3D, sondazhet e tyre të brendshme tregojnë se mbështetjën në popull nuk mbrrin as 15%” – ka shkruar Bajqinovci.







