Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën për hipokrizi, duke i quajtur “hajnat e ligës së parë dhe të dytë” që tani kritikojnë Kryeministrin Kurti, raporton GazetaBlic.
Ai ka kujtuar një statistikë shqetësuese për 216 aktakuza ndaj politikanëve të opozitës deri në vitin 2020 dhe e ka krahasuar situatën me fjalën e urtë: “Kur ujku mban ligjërata për mbrojtjen e deleve, diçka nuk shkon mirë.”
Shkrimi i plotë:
Kur i dëgjoj hajnat e ligës së parë dhe të dytë duke kritikuar Kryeministrin Kurti, më kujtohet një statistikë interesante: 216 aktakuza ndaj ministrave, zëvendësministrave dhe politikanëve të tyre deri në vitin 2020.
Kjo opozitë që dikur mbushnin sallat e gjykatave sot për korrupsion po na flasin për “qeverisje të mirë” dhe “luftë kundër korrupsionit.” Një fjalë e urtë thotë: “Kur ujku mban ligjërata për mbrojtjen e deleve, diçka nuk shkon mirë!”