Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që po mbahet për rritjen e çmimeve, tha se situata ekonomike dhe niveli i importit janë alarmante dhe kërkojnë përgjegjësi institucionale.
“Vitin e kaluar, në vitin 2025, Kosova ka importuar mbi 7 miliardë euro mallra. Deficiti tregtar është më i larti në historinë e pasluftës në Kosovë. 6 miliardë e kemi diferencën mes eksportit dhe importit, domethënë 6 miliardë më shumë kemi importuar sesa kemi eksportuar. Dhe këtu, një koleg i cili u këtu sapo ju përmend Lista Serbe edhe mandej u largua, e tha që çmimet e naftës nuk i cakton Prishtina. Këta, prej nëntorit të vitit 2023 kur Gjykata Kushtetuese ua ka kthyer ligjin e çmimeve tavan si antikushtetues, nuk kanë bërë gjë tjetër veç kanë akuzuar deputetët që këtë ligj antikushtetues e kanë çuar në Kushtetuese. E unë po i tregoj këtij deputeti, juve nënkryetar dhe gjithë atyre që nuk janë këtu – po besoj që na ndjekin nga zyrat e tyre, nga tarracat ose nga xhipat e nxehtë – që janë rreth 7 miliardë euro produkte që Kosova i importon dhe çmimet e tyre nuk caktohen në Prishtinë. Çmimet e këtyre caktohen pikërisht nëpër bursa, pikërisht në vendet ku prodhohen. Ne nuk caktojmë as çmimin e energjisë. Ne e caktojmë çmimin e energjisë që e prodhon KEK-u, e kemi 29.6 euro. Mirëpo kur vjen puna me importu 259 milionë euro energji elektrike, a e dini kush na i cakton çmimet? EFT-ja e Vuk Hamovicit, e cila e ka marrë licencën në kohën e Albin Kurtit nga bordi i ZRRE-së, i caktuar prej Albin Kurtit“, u shpreh Bajrami.
Bajrami shpjegoi edhe çështjen e akcizës dhe TVSh-së për çmimet e naftës







