Hykmete Bajrami nga LDK ka deklaruar se Qeveria, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, deri më tani nuk ka pasur asnjëherë vullnet për të parandaluar rritjen e çmimeve.
Bajrami ka thënë se prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.
Përballë rritjes së madhe të çmimeve të disa artikujve ushqimor është koha të shpërfaqim disa të vërteta. Prej dy vitesh, partia në pushtet ka gënjyer qytetarët duke thënë se kinse LDK-ja, përmes Gjykatës Kushtetuese, ia ka ndaluar Qeverisë të marrë masa kundër rritjes së çmimeve.
E vërteta qendron krejt ndryshe!
Dëgjone ish kryetarën e Gjykatës Kushtetuese se çfarë thotë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg. Pra, shteti ka mundësi përmes institucioneve të pavarura të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por është antikushtetuese që këtë kompetencë ta marrë Kryeministri apo Ministri. Pra, kjo Qeveri kurrë nuk ka pasur vullnet për të parandalur rritjen e çmimeve – veç sa ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta”, ka shkruar Bajrami.