https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Bankat thyejnë rekord, për gjashtë muaj fituan 67.5 milion euro

Bankat thyejnë rekord, për gjashtë muaj fituan 67.5 milion euro
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Sektori bankar në gjysmën e parë të vitit 2022 realizoi fitim në vlerë prej 67.5 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar për periudhën e gjashtëmujorit të parë. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Ky rezultat financiar i atribuohet rritjes më të lartë të të hyrave, mbështetur nga rritja e përshpejtuar e kreditimit, dhe njëkohësisht, rritjes më të ulët të shpenzimeve. Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 168.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.6 për qind (11.1 për qind një vit më parë).”, thuhet në raport.  Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor, sipas raportit të BQK-së,  kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.2 për qind të gjithsej të hyrave. “Në kuadër të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kishin kontributin kryesor në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për dallim nga periudhat e kaluara, me rritje mjaftë të lartë u karakterizuan të hyrat nga interesi prej mjeteve të mbajtura në bankat tjera, që mund të jenë ndikuar nga rritja e normave të interesit në depozita. Përderisa, kategoria e të hyrave nga jo interesi shënoi rritje më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, prej 13.3 për qind (23.9 për qind në qershor 2021), dhe arritën në vlerën prej 42.1 milionë euro kryesisht rezultat i arkëtimeve nga tarifat dhe komisionet.”, thuhet në raport.  Për dallim nga viti i kaluar, sipas vlerësimeve të BQK-së,  gjithsej shpenzimet e sektorit bankar u rritën 6.1 për qind deri në qershor 2022 (rënie prej 1.1 për qind në qershor 2021) dhe arritën vlerën prej 101.4 milionë euro. Kontributin në këtë diferencë e kishte rritja e shpenzimeve të përgjithshme dhe administrative prej 8.6 për qind që kryesisht reflekton rritjen e shpenzimeve të personelit për 11.9 për qind. Kjo rritje sugjeron për rritjen e pagave të punonjësve në sektorin bankar, e cila mund të jetë korrigjim për rritjen e çmimeve në vend. Në anën tjetër, kategoria e shpenzimeve të jo interesit shënoi rënie të theksuar në krahasim me vitin paraprak, kryesisht për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve për provizioneve për humbjet e mundshme në kredi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po ashtu sipas këtij raporti normat e interesit në kredi  ndaj korporatave jo financiare në qershor 2022 qëndroi në 6.1 për qind, për 0.2 pikë përqindje më e lartë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. /IndeksOnline/

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv