Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër pasi Vetëvendosja prezantoi nëj video propaganduese, ku ishte përfshirë edhe deputeti në fjalë.
Ai për këtë e ka akuzuar Dejona Mihalin, Elvis Hoxhën e Hysamedin Ferajn, duke i quajtur “pionierë të xhaxhit Enver”.
Postimi:
Çfarë super dhurate për 4 korrikun e Amerikës!???????? ????????
Pionierët e Enver Hoxhës, Dejona, Elvisi e Hysamedini më paskan përfshirë në videon e radhës, plot ankesa se po ju pengoj ta kthejnë Kosovën në shkretëtirë ????enveristo-marksist-leniniste të stilit “edhe bar do hamë!” ????
Bari ju bëftë mirë juve pionierë të xhaxhit, unë e dua Kosovën të begatshme e krahpërkrah Amerikës.
Ndërsa të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të jetojnë krahpërkrah me popullin amerikan, e jo kundër tij, urime Dita e Pavarësisë së shtetit më mik të shqiptarëve në gjithë historinë tonë!







