Në qytetin Varage dhe Zubodolinë të komunës së Zubin Potokut sot pas mesditës janë hequr barrikadat e para, këtë e ka konfirmuar për mediat serbe ish-këshilltarja në kuvendin e asaj komune, Milija Bishevac.
Përveç kësaj, siç njoftojnë mediat nga banorët e zonës aktualisht pritet të hiqet barrikada në qytetin e Jagnjenicës, e cila gjendet edhe në komunën e Zubin Potokut, si dhe barrikada kryesore në autostradë.
Në anën tjetër, në Mitrovicë dhe Zveçan barrikadat nuk lëvizin nga vendet ku janë vendosur, me përjashtim të dy kamionëve të djegur në orët e hershme të mëngjesit në barrikadën afër karstit të Dudës në Mitrovicë, tendat e zbrazura dhe rrugët e braktisura që ishin të mbushura me njerëz në ditët e mëparshme.
Gjithsej pesë barrikada janë vendosur në Zubin Potok në 20 ditët e fundit – Zubodolinë, Zupçe, Jagnjenica, Varage dhe Gazivode./kossev/