https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Batatina e luan rolin e zëdhënësit të FFK-së, i thirr sërish klubet në takim për çështjen e licencimit

Batatina e luan rolin e zëdhënësit të FFK-së, i thirr sërish klubet në takim për çështjen e licencimit

Tahir Batatina i Llapit i ka thirrur sërish liderët e 10 klubeve të ligës elitare kosovare, Superligës, në një takim për të folur për pamundësinë e klubeve për të përfituar nga ligji për sponsorizim, si pasojë e dështimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u licencuar në Ministrinë e Sportit.

Federata e Futbollit, e udhëhequr nga Agim Ademi i vendosur në arrest shtëpiak nën dyshimin për shmangie tatimore dhe keqpërdorim të parasë së federatës, ka dështuar t’i plotësojë kushtet dhe kërkesat për licencim tash e shumë muaj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pasi i dështoi takimi i së martës, i cili u bojkotua nga 10 klubet elitare, Batatina, një nga pronarët dhe trajneri i tanishëm i Llapit, ka kërkuar takim të ri për nesër në orën 12:00.

Në një letër dërguar klubeve përmes emailit të Llapit, që Nacionale e ka parë, Batatina u nënshkrua si kryesues i mbledhjes bashkë me pronarin e Trepçës Avni Haxhiun dhe pronarin e 2 Korrikut, Shaban Bahollin. Trepça dhe 2 Korriku bëjnë gara në kategoritë më të ulëta të futbollit në vend.

“Ju njoftojmë se nesër në orën 12:00 në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet takimi mes klubeve të Superligës. Pika e vetme e rendit të ditës: ligji për sponsorizim”, shkruhet në letër.

“Ky takim është thirrur nga anëtarët kryesues të mbledhjes: Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli.”

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Klubet kryesore, si Prishtina, Drita, Trepça ’89 etj., nuk morën pjesë në mbledhjen e së martës dhe nuk kanë për qëllim të marrin pjesë as në atë të nesërme, duke e refuzuar kërkesën e Batatinës për t’u takuar për një çështje e cila është përgjegjësi kryekëput e Federatës së Futbollit.

Çfarë po ndodh me licencimin dhe pse është kaq i rëndësishëm?

FFK-ja, lideri i së cilës Agim Ademi ndodhet në arrest shtëpiak, ka dështuar të licencohet deri më sot kryesisht për shkak të dështimit për t’i plotësuar kërkesat dhe për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për licencim që ia ka kërkuar Ministria e Sportit.

Fakti se Ademi dyshohet për shmangie tatimore dhe keqpërdorim të parasë së federatës dhe mundësia për një aktakuzë të re ndaj tij, FFK-ja do ta ketë pothuajse të pamundur licencimin me të në krye.

Përveç FFK-së, edhe klubet e kanë pjesën e vet të plotësimit të dokumenteve dhe ofrimin e një pasqyre se si organizohet klubi dhe cilët janë udhëheqësit e tij.

ADVERTISEMENT

Derisa FFK-ja nuk është e licencuar, asnjë klub i futbollit në vend nuk mund të përfitojë nga ligji për sponsorizim, i cili është tejet i rëndësishëm për mirëqenien financiare të tyre.

Që nga dhjetori klubet nuk kanë mundur të përfitojnë nga ky ligj, i cili i liron investitorët e klubit të përfitojnë nga zbritja prej 30% nga tatimi./nacionale

Poste të ngjashme

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

29/10/2025, 21:42

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja,...

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Vdes 34-vjeçari pasi ra nga skelet e një ndërtese, arrestohet pronari kompanisë

29/10/2025, 19:35

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga skelet i një ndërtese në ndërtim në rrugën ‘Bajram Curri’ në...

Shpërndahen 92 pajisje për 43 përfitues të rinj në Podujevë

Shpërndahen 92 pajisje për 43 përfitues të rinj në Podujevë

29/10/2025, 17:23

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpërndarjes së 92 pajisjeve të ndryshme...

Siria e njeh Kosovën

Siria e njeh Kosovën

29/10/2025, 17:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Siria e ka njohur Shtetin e Kosovës.

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

Policia jep detaje për rrahjen në veri ku u përfshinë babë e bir

29/10/2025, 16:45

Pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht dy persona në Mitrovicën e Veriut. Lidhur me...

Lajmi i fundit

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

29/10/2025, 21:42
Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Vdes 34-vjeçari pasi ra nga skelet e një ndërtese, arrestohet pronari kompanisë

29/10/2025, 19:35
Shpërndahen 92 pajisje për 43 përfitues të rinj në Podujevë

Shpërndahen 92 pajisje për 43 përfitues të rinj në Podujevë

29/10/2025, 17:23
Siria e njeh Kosovën

Siria e njeh Kosovën

29/10/2025, 17:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv