Llapi shënoi sot një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani, në ndeshjen e vlershme për xhiron e 16-të të Albi Mall Superligës.
Në fitoren 4-1, padyshim se një nga futbollistët më të mirë në fushë ishte Trimror Selimi, shkruan Gazeta Olle.
Ndonëse pozita e tij e preferuar është sulmues krahu, Batatina për shkak të mungesave e vendosi Selimin si mbrojtës i djathtë, por ai nuk dëshpëroi.
Ky doli të jetë një vendim i qëlluar nga Batatina, ku pas paraqitjes fantastike të 22-vjeçarit, klubi ia ka kushtuar një shkrim special.
Postimi i plotë nga KF Llapi:
Trimror Selimi
I vendosur në një pozicion krejtësisht tjetër në fushë, shkak edhe mungesat në formacion, si mbrojtës i krahut të djathtë, numri 11 i skuadrës sonë, Trimror Selimi pati njërën ndër paraqitjet më të mira prej se është bashkuar me ekipin tonë.
I shpejtë, luftarak dhe i pozicionuar mjaft mirë, arriti që të blindoj krahun e majtë të Ballkanit e të djathtin e ekipit tonë si dhe fitoj faullin e golit të parë nga ku arriti të shënoj gol Fernandinho.
Trimi sikurse i gjithë ekipi arriti që t’i zbatoj në përpikëri detyrat e dhëna para ndeshjes nga shtabi teknik dhe me një angazhim të madh të tij dhe pjesës tjetër të ekipit të kthehemi me tre pikë nga Suhareka.